KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trumpi urdhëron hetim ndaj Grenellit për korrupsion

Trumpi urdhëron hetim ndaj Grenellit për korrupsion

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar këshilltarin ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, të shqyrtojë akuzat ndaj Richard Grenellit, ish-drejtorit të Qendrës Kennedy për Artet Performuese, lidhur me një donacion prej miliona dollarësh që dyshohet se nuk arriti te institucioni.

Rasti përfshin biznesmenin turk Turhan Mildon dhe Alina Habba, ish-avokaten e Trumpit. Sipas raportimit, Habba i ka thënë presidentit amerikan se një donacion prej rreth 5.6 milionë dollarësh, që bashkëshorti i saj kishte planifikuar për Qendrën Kennedy, nuk figuron në të dhënat financiare të institucionit.

Sipas Axios, Mildon pretendon se në maj të vitit 2025, me udhëzimin e Grenellit, u transferuan 17.6 milionë dollarë në kompaninë amerikane Texas Armament & Technology. Një pjesë e kësaj shume, sipas pretendimit, ishte destinuar për donacionin ndaj Qendrës Kennedy. Megjithatë, dokumentet financiare të institucionit nuk konfirmojnë pranimin e shumës prej miliona dollarësh; ato tregojnë një donacion prej 270 mijë dollarësh në emër të Mildonit, i cili është paguar, transmeton Zeri.info.

Grenelli i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato absurde. Ai ka deklaruar se nuk ka kërkuar që paratë të transferoheshin diku tjetër në emër të donacionit dhe se nuk ka marrë pagesa nga Mildoni. Shtëpia e Bardhë ka kërkuar dokumente dhe prova për t’i shqyrtuar pretendimet, të cilat deri më tani nuk janë vërtetuar.

Grenelli kaqenë i dërguar i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë–Serbi. Në vitin 2023, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e dekoroi me Urdhrin e Flamurit Serb të Klasit të Parë, duke e vlerësuar për kontributin në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.