Deputetja e pavarur australiane Helen Haines, 65 vjeçe, u plagos rëndë të hënën në mbrëmje, pasi një automjet e goditi dy herë pranë zyrës së saj elektorale në Wangaratta, në veri të Viktorias. Ajo u transportua me helikopter drejt spitalit Alfred në Melburn, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent. Mjekët arritën t’ia shpëtonin njërën këmbë, ndërsa luftonin për të shpëtuar tjetrën.
Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Brendan Nugent, 43 vjeç, kishte bërë një kthesë U përpara se ta përplaste deputeten, fillimisht kundër një automjeti dhe më pas për herë të dytë, pasi kishte lëvizur mbrapsht, transmeton Klankosova.tv.
Një kalimtar ndërhyri, e nxori të dyshuarin nga automjeti dhe e mbajti deri në mbërritjen e policisë. Sipas dëshmitarit Ricky Jefferies, i dyshuari kishte një thikë në xhep, të cilën e hodhi larg pa e nxjerrë për ta përdorur.
Kryeministri australian Anthony Albanese deklaroi se autoritetet besojnë se sulmi ishte i qëllimshëm, ndërsa policia pritej ta merrte në pyetje të dyshuar.

