Në Skenderaj është raportuar një rast ku një qytetar ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të qenit të fqinjit të tij.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se pronari i qenit ka raportuar menjëherë rastin në polici, e cila ka ndërhyrë në rast, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë sekuestruar një armë gjuetie, që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Burimi: klankosova.tv ↗

