Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu është kundërpërgjigjur përfaqësuesve të VV-së që të njëjtit pretendojnë që i njëjti ka bllokuar dhe ka ngecur në menaxhimin e disa fushave në Prishtinë.
Mbrëmë, në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se tendencat dhe proceset që ai ka bërë në kryeqytet, siç thotë ai, janë të pastra, transmeton Klankosova.tv.
“Unë e di kush jam, e di kush është Përparim Rama. E di çka mendoj, çka bëj, çka besoj se çka du me bë. Të gjitha proceset janë të paqta si loti për të mirën e kryeqytetit, për të mirën e gjithë vendit, edhe nuk i kuptoj ata qysh mendojnë aq mbrapsht”, u shpreh Rama.
“Mendësia ime e pastër, pozitive, pro-zhvillimore, ma jep fuqinë për me u ballafaqu me të gjitha këto, sepse e di që nuk e kanë me mu, e kanë me vetveten. Nuk jam unë që e kam bërë ata bërllok, janë ata, s’jam unë që e kam bllokuar unazën e kryeqytetit, janë ata”, tha i pari i Prishtinës.
Ai pos tjerash tha se askush s’ka se çfarë t’i bëjë në lidhje me proceset dhe projektet e kryera në Prishtinë, pasi ripërsëriti edhe një herë që sipas tij, ai është i pastër në të gjitha veprimet që ka ndërmarrë.
“Nuk kanë çfarë të më bëjnë asgjë, kurrë, as sot, as sot e 500 vjet nuk kanë çka më bëjnë. Pse? Sepse jam i pastër në procese”, u shpreh Rama.

