KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vëllai i Zahir Pajazitit flet për pasionet e heroit, tregon se këndonte dhe luante futboll (VIDEO)

Vëllai i Zahir Pajazitit flet për pasionet e heroit, tregon se këndonte dhe luante futboll (VIDEO)

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit, emisionin “Krejt Kapak” me Milotin, në Klan Kosova.

Ai ka treguar se Zahiri e ka dashur shumë leximin, por një vend të veçantë në jetën e tij e ka pasur edhe muzika.

“Leximin e ka dashur shumë, por muzikën në veçanti. Ka kënduar Zahiri shumë. Fillimisht muzikë folklorike, pastaj, duke u rritur, ka filluar popullorja”, ka rrëfyer Bajram Pajaziti.

Ai ka përmendur edhe disa prej artistëve që dëgjoheshin në kohën kur Zahiri ishte i ri, duke veçuar emra të njohur të muzikës shqipe, si Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja dhe Esat Bicuri.

Përveç leximit dhe muzikës, Bajram Pajaziti ka treguar se Zahiri ka qenë i apasionuar edhe pas futbollit, të cilin e ka luajtur shumë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.