Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së tyre.
Në emisionin “Krejt Kapak” me Milotin, në Klan Kosova, ai ka treguar se nëna e tyre e këshillonte vazhdimisht Zahirin që të martohej.
“Shumë presion, nëna si nënë, e afërt me fëmijë. O Zahir, i thotë, o djali jem, martohu bre se të shkon koha. Ai i thoshte: “Hajt bre nanë, se ka kohë".
“Po i thoshte: I ke bërë disa vjet, kur të bëhesh i moshuar, nuk ta jep kush çikën, as nuk të marrin çikat”, ka treguar ai./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

