KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Drew Barrymore përlotet në emision: Nuk dua të dal ende në pension

Drew Barrymore përlotet në emision: Nuk dua të dal ende në pension

Aktorja dhe moderatorja amerikane, Drew Barrymore, është përlotur gjatë emisionit të saj, teksa diskutonte me aktorin John Cena për pensionimin dhe largimin nga karriera.

51-vjeçarja pranoi se ende nuk e di se kur dhe si duhet të marrë një vendim të tillë, duke theksuar se nuk është ende gati të tërhiqet plotësisht nga puna.

Gjatë bisedës, Barrymore e pyeti Cenën se si kishte vendosur t’i jepte fund karrierës së tij profesionale në mundjen WWE, nga e cila u tërhoq në dhjetor të vitit 2025.

Foto: YouTube

Ai shpjegoi se vendimi erdhi kur kuptoi se ishte koha e duhur për t’u larguar, duke theksuar se nuk dëshironte të vazhdonte vetëm për hir të egos së tij.

Barrymore është pjesë e industrisë së filmit që nga fëmijëria.

Ajo debutoi në ekranin e madh në moshën gjashtëvjeçare, në filmin e famshëm “E.T.” të Steven Spielberg, dhe më pas ndërtoi një karrierë të gjatë me dhjetëra role në filma të njohur, përfshirë “Charlie’s Angels” dhe “50 First Dates”.

Megjithatë, në një intervistë të vitit 2025, aktorja kishte treguar se ishte tërhequr nga aktrimi për t’iu përkushtuar rritjes së dy vajzave të saj, Olive dhe Frankie.

– YouTube www.youtube.com

Ajo kishte shpjeguar se dëshironte të kalonte më shumë kohë me to dhe të përqendrohej te vetja dhe te roli i saj si prind.

Tashmë, teksa përballet me dilemën e pensionimit, Barrymore ka pranuar se nuk dëshiron të largohet ende plotësisht nga puna, duke treguar se vendime të tilla mund të jenë emocionalisht të vështira edhe për personazhet që kanë kaluar dekada në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.