KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”, thotë Trump teksa kritikon ashpër Zelenskyn

“Është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”, thotë Trump teksa kritikon ashpër Zelenskyn

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë sërish idenë se vendimi i tij i javës së kaluar për të hequr sanksionet ndaj Rusisë kishte për qëllim t’i dhuronte Moskës një fitore.

“Unë jam pro ndalimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës”, u tha Trump gazetarëve.

Dhe sipas tij, “sinqerisht, Zelensky nuk po ndihmon shumë”.

Mendoj se ai nuk dëshiron ta ndalojë atë, ndërsa unë dua që njerëzit të mos vdesin”, citohet të ketë thënë Trump, përcjell Telegrafi.

Si përgjigje ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se presidenti amerikan ndodhet në “anën e gabuar të historisë”, Trump reagoi ashpër.

“Po të më kishte dëgjuar, ai do të kishte arritur një marrëveshje shumë më të mirë kohë më parë dhe një milion njerëz nga ana e tij do të ishin ende gjallë”, ka theksuar Trump.

“Mendoj se është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës… Janë pushtuar shumë pak territore, por një milion njerëz – një numër jashtëzakonisht i madh – kanë vdekur”, ka thënë më tej Trump. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.