KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

UEFA i kërkon FIFA-s përgjigje për 42 pyetje, Infantino ka afat deri më 2 nëntor

UEFA i kërkon FIFA-s përgjigje për 42 pyetje, Infantino ka afat deri më 2 nëntor

UEFA i ka dhënë FIFA-s afat deri më 2 nëntor për të publikuar dokumentet dhe për t’iu përgjigjur 42 pyetjeve lidhur me qeverisjen dhe vendimmarrjen në organizatën botërore të futbollit.

Sipas BBC Sport, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, ka thënë se FIFA ende nuk ka dhënë përgjigje për disa çështje thelbësore, përfshirë projektin e investimeve private FIFA Forward Enterprise (FFE), financimin e federatave anëtare dhe ndarjen e çmimit të Paqes nga FIFA, transmeton Klankosova.tv.

UEFA kërkon sqarime edhe për përzgjedhjen e kompanisë Thrive Capital si investitore kryesore dhe vendimin për t’ia ndarë çmimin e Paqes presidentit amerikan Donald Trump.

Pas braktisjes së planit FFE, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, propozoi rritjen e fondeve për zhvillimin e futbollit me 3.4 miliardë dollarë. Sipas planit të ri, federatat anëtare mund të përfitojnë deri në 25 milionë dollarë secila gjatë periudhës 2027–2030.

UEFA nuk ka bërë të ditur se çfarë masash do të ndërmarrë nëse FIFA nuk i përgjigjet kërkesave brenda afatit. Ndërkohë, mosmarrëveshja vjen në prag të zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s vitin e ardhshëm, ku Infantino pritet të synojë një mandat tjetër.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.