KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Troy Deeney shokon me parashikimin: Madridi nuk ka asnjë shans ndaj Barcelonës

Troy Deeney shokon me parashikimin: Madridi nuk ka asnjë shans ndaj Barcelonës

Pikërisht para përballjes së madhe të së dielës në La Liga, ish-sulmuesi i njohur i Premier League, Troy Deeney, ka bërë një parashikim të guximshëm.

Duke u bazuar në formën e jashtëzakonshme të katalunasve, ai këmbëngul se madrilenët praktikisht nuk kanë asnjë mundësi për të dalë me fitore nga kjo përballje.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Golazo” të “CBS Sports”, të cituar nga gazeta spanjolle Mundo Deportivo, ish-kapiteni i Watfordit vuri në dyshim kompaktësinë kolektive të Real Madridit, transmeton Klankosova.tv

Është e pamundur që ata ta mposhtin Barcelonën. Real Madridi është një skuadër e mbushur me individë, e cila do të vendoset përballë ekipit më të mirë.”

Deeney shkoi edhe më tej me parashikimet taktike, duke përmendur se temperamenti i Jose Mourinhos mund të jetë një pikë e dobët në këtë sfidë, madje duke paralajmëruar rrezikun e një kartoni të kuq për lojtarët e tij.

Gjithsesi, ai veçoi si pikë pozitive transferimin e verës te “Los Blancos”, Yan Diomande, i cili po luan në vend të Vinicius Juniorit gjatë kohës sa braziliani vuan pezullimin.

Barcelona futet në këtë përballje me një shkëputje prej gjashtë pikësh në krye të tabelës së La Ligas pas një ecurie të shkëlqyer.

Megjithatë, te katalunasit janë të vetëdijshëm se pavarësisht parashikimeve dhe lojës më të rrjedhshme të skuadrës së tyre, derbit e tillë shpesh nuk njohin statistika dhe cilësia individuale e Real Madridit mund të ndëshkojë çdo pakujdesi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.