KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky takon ekipin e një kompanie amerikane për sistemet “Patriot” dhe avionët F-16

Zelensky takon ekipin e një kompanie amerikane për sistemet “Patriot” dhe avionët F-16

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pritur në takim në Kiev nje ekip të një kompanie amerikane që merret me prodhimin e sistemeve të mbrojtjes.

Ai ka thënë se ky ekip do të ndihmojë Ukrainën për të shpëtuar jetë, pasi sipas tij, sistemet e kompanisë për "Patriot" dhe avionët F-16 luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër raketave balistike ruse dhe dronëve "Shahed".

“Dhe në të dyja këto fusha, situata aktualisht nuk është e lehtë. Diskutuam se si mund t'i zgjerojmë dhe t'i rrisim furnizimet. Kompania aktualisht po rrit prodhimin e interceptorëve për raketa balistike.”, ka thënë Zelensky në një postim në rrjetin social, duke shpërndarë edhe video nga takimi me këtë ekip.

Ai ka thënë se Ukraina pritet të jetë në gjendje të blejë disa prej tyre për të mbrojtur më shumë jetë.

“Gjithashtu, po bëjmë gjithçka që është e mundur që mirëmbajtja dhe riparimi i avionëve F-16 të kryhen në Ukrainë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.