KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona

Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona

Përkundër tensioneve dhe përplasjeve të fundit mes protestuesve dhe policisë në Francë, kryendeshja e Champions League mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës do të zhvillohet sipas planit të paraparë në stadiumin “Parc des Princes”.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, duke hedhur poshtë zërat dhe kërkesat e sindikatës së policisë për shtyrjen e takimit për shkak të situatës së sigurisë dhe trazirave sociale në vend, transmeton Klankosova.tv.

 Shtyrja e ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës nuk është në shqyrtim. Edhe ndeshjet e tjera që mund të zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve nuk janë në rrezik”, deklaroi Nunez.

 Përkundër konfirmimit pozitiv për zhvillimin e lojës, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, përballet me mungesa të theksuara në fazën defensive.

Jules Kounde dhe Eric Garcia janë konfirmuar jashtë këtij dueli, teksa Gerard Martin mbetet në dyshim për shkak të një shqetësimi fizik të pësuar ndaj Real Betisit.

Misioni i teknikut gjerman vështirësohet edhe më shumë nga fakti se këtë fundjavë katalanasit i pret përballja e madhe ndaj Real Madridit në “El Clasico”, çka e detyron stafin teknik të kalkulojë me kujdes minutazhin e titullarëve.

 Në anën tjetër, te skuadra parisiene mungesa kryesore do të jetë ajo e mbrojtësit të krahut, Nuno Mendes.

Me vendimin e qeverisë franceze, të dyja kampet tashmë po vijojnë përgatitjet në qetësi për spektaklin e së martës mbrëma.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.