KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tre prishtinasve për dy vepra penale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tre prishtinasve për dy vepra penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurve A.I., B.M., dhe F.U., për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 22.04.2025, rreth orës 15:00, në Prishtinë, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje dhe pas koordinimit paraprak, pa autorizim kanë realizuar shitjen e 1 kilogram kokainë në vlerë prej 27,000 eurosh, ndërsa gjatë kontrolleve policore janë sekuestruar gjithsej 4 kilogramë e 955.62 gramë kokainë, si dhe pajisje për paketimin e narkotikëve, transmeton Klankosova.tv.

“Përveç pikës së parë të aktakuzës, të pandehurit F.U. dhe B.M. akuzohen edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi që, nga një datë e pavërtetuar e deri më 22.04.2025, në Prishtinë, në kundërshtim me Ligjin për Armët, kanë mbajtur në pronësi dhe nën kontroll, në mënyrë të paautorizuar, armë zjarri të llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.

PSRK i ka propozuar Gjykatës konfiskimin e pasurisë, ndaj së cilës është nxjerrë urdhër ndalues përfundimtar, në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.