Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm

    January 7, 2026

    Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro

    January 7, 2026

    Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm
    • Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro
    • Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro
    • Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë
    • Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime
    • Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave
    • Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës
    • Pas vërshimeve, reshjet e borës e mbulojnë Mitrovicën dhe Podujevën
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kur fillojmë realisht të plakemi fizikisht? Ja çfarë tregojnë rezultatet e një studimi 47-vjeçar

    Kur fillojmë realisht të plakemi fizikisht? Ja çfarë tregojnë rezultatet e një studimi 47-vjeçar

    korrektpressBy korrektpressJanuary 3, 2026 Plakja fizike 2 Mins Read
    Kur fillojmë realisht të plakemi fizikisht? Ja çfarë tregojnë rezultatet e një studimi 47-vjeçar
    Kur fillojmë realisht të plakemi fizikisht? Ja çfarë tregojnë rezultatet e një studimi 47-vjeçar
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Plakja fizike nis më herët sesa mendojnë shumica e njerëzve, por lajmi i mirë është se lëvizja dhe ushtrimet kanë kuptim në çdo moshë të jetës

    Një ekip studiuesish nga Suedia, pranë Institutit Karolinska, ka ndjekur për 47 vjet mënyrën se si ndryshojnë kondicioni aerobik, forca muskulore dhe qëndrueshmëria te burrat dhe gratë në moshë të rritur.

    Rezultatet tregojnë se aftësitë fizike mund të fillojnë të bien që rreth moshës 35-vjeçare, pavarësisht nivelit të aktivitetit fizik të individit. Megjithatë, studimi sjell edhe një përfundim inkurajues: ushtrimet sjellin përfitime edhe kur fillohen në moshë më të vonshme.

    Në kuadër të projektit Swedish Physical Activity and Fitness Study (SPAF), shkencëtarët kanë ndjekur disa qindra persona të përzgjedhur rastësisht, të moshës nga 16 deri në 63 vjeç. Studimi është publikuar në revistën shkencore Journal of Cachexia, Sarcopenia and Muscle dhe ofron një pasqyrë të detajuar mbi mënyrën se si aftësia fizike zhvillohet dhe ndryshon gjatë dekadave.

    Ndryshe nga studimet e mëparshme, të cilat krahasonin grupe të ndryshme moshore në një moment të vetëm, ky hulumtim ka matur disa herë kondicionin dhe forcën te të njëjtët individë në mbarë Suedinë. Kjo qasje jep një pamje shumë më të saktë të procesit të plakjes fizike, transmeton Telegrafi.

    Pse pikërisht mosha 35 vjeç?

    Të dhënat tregojnë se rënia e kondicionit dhe forcës fillon në mesin e të tridhjetave dhe përshpejtohet me kalimin e kohës. Njëkohësisht, është vërejtur se të rriturit që janë bërë fizikisht aktivë gjatë jetës kanë arritur të përmirësojnë performancën e tyre me pesë deri në dhjetë për qind, gjë që tregon qartë se përparimi mbetet i mundur edhe në moshë më të avancuar.

    – Nuk është kurrë vonë për të filluar të lëvizësh. Studimi ynë tregon se aktiviteti fizik mund ta ngadalësojë rënien e aftësive fizike, edhe pse nuk mund ta ndalë plotësisht. Tani duam të hetojmë pse pothuajse të gjithë arrijnë kulmin e formës fizike rreth moshës 35 vjeç dhe pse lëvizja mund ta ngadalësojë, por jo ta ndalë këtë proces, thotë Marija Vesterstol, autorja kryesore e studimit.

    Hulumtimi do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, kur pjesëmarrësit do të jenë rreth 68 vjeç. Studiuesit shpresojnë se atëherë do të mund të lidhin më qartë ndryshimet në aftësinë fizike me stilin e jetesës, gjendjen shëndetësore dhe mekanizmat biologjikë që qëndrojnë pas procesit të plakjes. /Telegrafi/

    LEXO GJITHASHTU

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm

    January 7, 2026

    Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro

    January 7, 2026

    Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro

    January 7, 2026

    Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë

    January 7, 2026
    TË TJERA

    Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime

    January 7, 2026

    Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave

    January 7, 2026

    Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.