KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Sllovenisë

Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Sllovenisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansa.

“Dua gjithashtu të shfrytëzojë këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi ai.

Teksa ofroi mbështetje dhe ndihmë në procesin e integrimit evropian, kryeministri Jansa i dëshiroi suksese kryeministrit Kurti dhe shtoi se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit.

“Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, vazhdoi kryeministri Jansa. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.