KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Franca vendos orë policore pas trazirave dhe plaçkitjeve masive

Franca vendos orë policore pas trazirave dhe plaçkitjeve masive

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, ka premtuar “transparencë të plotë” në hetimin e dhunës dhe trazirave që përfshinë vendin gjatë fundjavës.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur”, deklaroi ai pas drejtimit të një mbledhjeje emergjente të qeverisë.

Lecornu fajësoi grupet e ekstremit të majtë për trazirat, ndërsa tha se pas akteve të dhunës qëndrojnë edhe elementë kriminalë.

Ai përmendi gjithashtu situatën në Marsejë, ku, sipas tij, aktualisht ka probleme të lidhura me të majtën ekstreme, shkruan skynews.

Autoritetet lokale në Marsejë kanë ndaluar tubimet publike nga mesdita deri në orën 20:00, sipas kohës lokale.

Kryeministri francez premtoi se personat e arrestuar do të përballen me dënime, duke e cilësuar reagimin si një përgjigje të drejtësisë penale.

Ai njoftoi gjithashtu një hetim të gjerë për identifikimin e personave që ende nuk janë vënë para drejtësisë.

Lecornu tha se u ka kërkuar prefekturave, përfaqësive rajonale të qeverisë franceze, të vendosin shtetrrethime të pjesshme në zona të caktuara. Detajet pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës.

Duke sqaruar mënyrën e zbatimit të masave, ai theksoi se shtetrrethimi nuk do të përfshijë të gjithë Parisin, por vetëm zona të veçanta.

“Disa zona do t’i nënshtrohen shtetrrethimit, veçanërisht ato që lidhen me nyjet e transportit publik, si dhe vende simbolike dhe me rëndësi të veçantë”, deklaroi Lecornu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.