Protesta në Tiranë është shoqëruar me incidente të dhunshme, pasi një grup protestuesish kanë sulmuar me gurë Gjykatën e Apelit, kanë thyer xhamat dhe dyert e objektit dhe kanë hyrë brenda institucionit.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, disa protestues, kryesisht të rinj të veshur me rroba të errëta dhe me maska, kanë tentuar t’u vënë flakën disa dokumenteve dhe njoftimeve që ndodheshin pranë hyrjes së gjykatës.
LSA PHOTO
Më pas, ata kanë thyer derën dhe xhamat e hyrjes së publikut, duke depërtuar brenda objektit, ku kanë qëndruar për disa sekonda para se të dilnin.
Pas incidenteve, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Sipas raportimeve, policia ka ndjekur protestuesit dhe ka nisur shoqërimet e para pas sulmit ndaj institucionit.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të plota për numrin e personave të shoqëruar apo për dëmet e shkaktuara brenda Gjykatës së Apelit.
LSA PHOTO
LSA PHOTO
LSA PHOTO
LSA PHOTO

