KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestues të maskuar sulmojnë Gjykatën e Apelit, disa të shoqëruar

Protestues të maskuar sulmojnë Gjykatën e Apelit, disa të shoqëruar

Protestues të maskuar kanë sulmuar Gjykatën e Apelit, duke hedhur gurë në drejtim të godinës dhe duke shkaktuar thyerjen e xhamave. Disa prej tyre kanë depërtuar edhe në ambientet e brendshme të institucionit, ku kanë shkaktuar dëme materiale.

Përveç dëmtimeve, protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj Zyrës së Informacionit dhe fasadës së jashtme të institucionit, të cilave më pas u kanë vënë zjarrin. Falë reagimit të menjëhershëm, flakët janë vënë nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Pas sulmit, ka reaguar menjëherë Policia e Shtetit, efektivët e së cilës kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave.

Deri më tani, nuk ka të dhëna të mëtejshme mbi numrin e saktë të personave të shoqëruar apo mbi vlerën e dëmeve të shkaktuara në ambientet e gjykatës. Sakaq, stafi i Gjykatës së Apelit, vijon të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit./rtsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.