Futbollisti i Kosovës Baton Zabërgja, është në formë të jashtëzakonshme.
Ai e ka realizuar golin e 7-të për skuadrën e tij FC Kharkiv, e cila aktualisht po fiton me rezultat 2:1 ndaj Livyi Bereg, në ndeshjen e javës së nëntë në elitën e futbollit ukrainas.
Zabërgja e realizoi një gol tejet të bukur në minutën e 36-të.
Futbollisti i "Dardanëve" bëri festë me shqiponjën duke iu drejtuar publikut.
25 vjeçari e ka bërë edhe një asistim.
Burimi: klankosova.tv ↗

