Banorët e lagjes "Arbëria" në Gjilan janë ankuar lidhur me problemin e kanalizimit, për të cilin thonë se po përballen prej më shumë se një dekade.
Njëri nga banorët, në një prononcim për emisionin "Fol me Arin" në Klan Kosova FM, me gazetaren Blerina Doshllaku, tha se pavarësisht kërkesave dhe peticionit të dorëzuar në komunë, deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje.
“Ky kanalizim, qe 10 vjet e më tepër ankohemi, bëjmë kërkesa dhe kemi bërë peticion në komunë, por ka hasur në vesh të shurdhër”, deklaroi mes tjerash banori.
Ndiqni intervistën e plotë:
Burimi: klankosova.tv ↗

