KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rreth 40% e vaksinave kundër gripit pritet të vonohen në Zvicër

Rreth 40% e vaksinave kundër gripit pritet të vonohen në Zvicër

Rreth 40 për qind e dozave të vaksinave kundër gripit sezonal në Zvicër pritet të mbërrijnë me vonesë, duke ndikuar në planifikimin e vaksinimit për sezonin 2026/2027.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore zvicerane kanë dhënë garanci se qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen para përhapjes së gripit sezonal.

Për të lehtësuar qasjen në vaksinim, në Zvicër janë planifikuar dy javë kombëtare të vaksinimit kundër gripit. E para do të mbahet nga 2 deri më 7 nëntor, ndërsa e dyta nga 23 deri më 28 nëntor 2026, shkruan RTS, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtyre periudhave, qytetarët do të mund të vaksinohen në ordinancat mjekësore dhe farmacitë pjesëmarrëse.
Vaksinimi rekomandohet veçanërisht për personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe ata që kanë sistem imunitar të dobësuar.

Vala sezonale e gripit në Zvicër zakonisht fillon gjatë gjysmës së dytë të dhjetorit. Për këtë arsye, qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen u rekomandohet të kontaktojnë mjekun familjar ose farmacitë për të verifikuar disponueshmërinë e vaksinave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.