KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani takon ambasadorin e BE-së: Populli i Kosovës mbetet i palëkundur në orientimin evropian

Osmani takon ambasadorin e BE-së: Populli i Kosovës mbetet i palëkundur në orientimin evropian

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në takimin me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka riafirmuar përkushtimin për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit me Bashkimin Evropian dhe ndërtimit të një të ardhmeje të bazuar në demokraci, sundim të ligjit dhe dinjitet njerëzor, transmeton Klankosova.tv.

“Evropa nuk është vetëm destinacioni ynë politik. Është hapësira e vlerave ku kemi besuar, edhe atëherë kur na mohohej e drejta për të qenë të lirë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se populli i Kosovës, pavarësisht sfidave, ka dëshmuar se mbetet i palëkundur në orientimin e tij evropian.

Sipas Osmanit, ky vizion duhet të përkthehet në hapa konkretë, mundësi të reja dhe një perspektivë të qartë të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.