KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Milatoviq sot viziton Kosovën

Milatoviq sot viziton Kosovën

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 19 tetor, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ç’rast do të ndërmerren masa të shtuara të sigurisë dhe do të bëhet rregullimi i trafikut.

Sipas njoftimit të Policisë, masat do të zbatohen gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentit malazez në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullimin e eskortës sipas itinerarit të përcaktuar, nga pika kufitare Kullë drejt Pejës, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të parapara në agjendën zyrtare në rajonin e Pejës, policia mund të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore.

Ndërprerjet pritet të jenë në intervale të shkurtra kohore, ndërsa, sipas nevojës, trafiku mund të orientohet në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë gjatë kësaj vizite.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.