Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një 40-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me inicialet A. F. ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim për këto vepra penale, transmeton Klankosova.tv.
Arrestimi u realizua më 19 tetor nga zyrtarët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, 40-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Burimi: klankosova.tv ↗

