Protesta në Shqipëri ka marrë vëmendjen gjithandej edhe nëpër botë.
Zhvillimet atje u diskutuan edhe në Programin e Mëngjesit "Ora 7".
Analisti politik, Frrok Çupi, deklaroi në Klan Kosova se disa protestues kanë ardhur nga jashtë.
"Kemi filluar të kuptojmë që dje kur janë kapur ata që janë me maska dhe janë të panjohur dhe kur janë pyetur, kur janë intervistuar…. po pikërisht disa prej tyre janë zbuluar ata që janë kapur, disa janë të huaj, sigurisht vijnë nga jashtë për të marrë pjesë në dhunën kundër vendit, kundër qytetit", deklaroi Çupi.
"Janë të huaj, nacionalitete të huaja. Tani ata janë nëpër Komisariate, janë nëpër burgje. ka nga Italia, ka nga Rusia… nuk i mbajtja mend të gjitha nacionalitetet se isha i pavëmendshëm për këtë gjë. Ne tani kemi të bëjmë me një agresion kundër Shqipërisë", theksoi ai në Klan Kosova.

