KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kursantët e FSK-së realizojnë vizitë studimore në Shqipëri

Kursantët e FSK-së realizojnë vizitë studimore në Shqipëri

Kursantët e Kursit të Rreshter Majorëve, Gjenerata 04/2027, të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë realizuar një vizitë studimore në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve të edukimit dhe aftësimit ushtarak të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Nënoficerëve (SHNO) dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, si dhe Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Qëllimi i vizitës ishte avancimi i njohurive profesionale dhe ushtarake, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe forcimi i bashkëpunimit në edukimin dhe aftësimin e nënoficerëve të lartë.

"Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm bilateral ndërmjet dy forcave ushtarake FSK/FARSH, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe avancimin e standardeve të përbashkëta në edukimin dhe aftësimin ushtarak"

"Bashkëpunimi bilateral, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi profesional mbeten shtylla të rëndësishme për ndërtimin e nënoficerëve të përgatitur, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për përmbushjen e misionit"./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.