KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama: 2,500 euro për çdo polic në frontin e protestës dhe rritje pagash nga 1 janari

Rama: 2,500 euro për çdo polic në frontin e protestës dhe rritje pagash nga 1 janari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se çdo efektiv policie i angazhuar në frontin e protestës do të përfitojë nga 2,500 euro, si kompensim për rezistencën, sakrificën dhe angazhimin e tyre.

Rama tha se shuma do të jetë e njëjtë për të gjithë efektivët, pa dallime në bazë të pagës.
Gjatë një konference me policët, ai deklaroi se vendimi nuk është marrë si pasojë e zhvillimeve të fundit, por është diskutuar disa javë më parë.

“Për të gjithë rezistencën, sakrificën, kurajon dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë policinë dhe kërkojnë që policia të dorëzohet, do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2,500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front”, ka theksuar Rama.

Ai shtoi se kjo shumë synon të mbulojë edhe shpenzimet shtesë që efektivët mund të kenë gjatë kësaj periudhe.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se nga janari, me buxhetin e ri, pritet të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Rama pranoi se, ndonëse pagat e policëve janë rritur ndër vite, sipas tij, ato nuk janë rritur aq sa duhet.

Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.