KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar

Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se secili polic që është përballur me dhunën e protestës do t'i përfitojë nga 2500 euro.

"Jo vetëm stresin, por keni nevojë të shpenzoni edhe për gjëra ekstra. Dhe vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu, e njëjta shumë për të gjithë", deklaroi Rama gjatë një diskutimi që pati me Policinë e Shtetit transmeton Klankosova.tv.

Rama theksoi se me buxhetin e ri, duke filluar nga 1 janari, policët do të përfitojnë rritje të konsiderueshme të pagave.

“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme", deklaroi kryeministri shqiptar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.