Dy persona janë rrahur mes vete duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:45 në Trvcane të Leposaviqit.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Trvcane, Leposaviq 18.10.2026-21:45. Është raportuar për një rrahje në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës mashkull kosovar, të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

