KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë tri pikat e rendit të ditës

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë tri pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, për të diskutuar tri pika që lidhen me organizimin e seancës së ardhshme plenare.

Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, pritet të hidhet në votim propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.