Kina ka propozuar rregulla të reja që kufizojnë dorezat plotësisht elektrike të dyerve të makinave, të cilat dalin nga karroceria me komandë elektronike.
Nga 1 janari 2027, modelet e reja do të duhet të kenë mekanizma që lejojnë hapjen e dyerve edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Prodhuesit do të kenë afat deri më 1 korrik 2027 për të dorëzuar dokumentacionin shtesë të sigurisë për modelet që janë tashmë në treg.
Masat e propozuara synojnë gjithashtu të garantojnë praninë e komandave fizike për funksione të rëndësishme, si fshirëset e xhamave dhe dritat e automjetit. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

