Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar bilancin e të lënduarve në ditën e gjashtë të protestës së dhunshme në Tiranë.
Sipas të dhënave nga ora 21:00, gjatë protestës së sotme janë gjithsej 28 persona të lënduar, prej tyre 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësues i medias dhe katër kalimtarë kanë marrë shërbime mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës 23 të lënduar.
Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur pesë të lënduar, dy efektivë policie dhe tre protestues.
Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim një efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore, thuhet në njoftim.
Burimi: lajmi.net ↗

