Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Lennart Karl i kërkon falje Bayern Munichut pas deklaratave se ëndërron të luaj për Real Madridin

    January 7, 2026

    Velkovski: Çmimet e banesave nuk do të rriten, por as nuk do të ulen

    January 7, 2026

    Policia përsëri njofton për mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë dërguar gjoba trafiku

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Lennart Karl i kërkon falje Bayern Munichut pas deklaratave se ëndërron të luaj për Real Madridin
    • Velkovski: Çmimet e banesave nuk do të rriten, por as nuk do të ulen
    • Policia përsëri njofton për mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë dërguar gjoba trafiku
    • Punonjësi i agjencisë bërthamore japoneze humb telefonin me të dhëna konfidenciale në Kinë
    • Trump thotë se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”
    • Numërimi i pjesës së dytë të votave me postë, dallim i madh mes partive
    • Labi vesh bikinit e Benitës dhe bën sfliatë nëpër shtëpi – banorët shkrihen së qeshuri
    • Përmbytjet në Durrës, reagon Rama: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » SHBA-ja do të drejtojë Venezuelën, thotë Trump

    SHBA-ja do të drejtojë Venezuelën, thotë Trump

    korrektpressBy korrektpressJanuary 3, 2026 Donald trump 2 Mins Read
    SHBA-ja do të drejtojë Venezuelën, thotë Trump
    SHBA-ja do të drejtojë Venezuelën, thotë Trump
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë” Venezuelën menjëherë pas kapjes së presidentit venezuelan, Nicolas Maduro, duke theksuar se kjo masë është e përkohshme dhe ka për qëllim të garantojë një tranzicion të sigurt dhe të kontrolluar të pushtetit.

    “Ne do të drejtojmë vendin deri në momentin kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të drejtë,” tha Trump gjatë një konference për media nga klubi i tij privat, Mar-a-Lago, në Florida.

    Ai nënvizoi se ky veprim është një masë e domosdoshme për të shmangur destabilizimin e vendit dhe për të siguruar që ndryshimi i pushtetit të kryhet pa rrëmujë.

    ⚡⚡ BREAKING: TRUMP SAYS THE UNITED STATES WILL RUN VENEZUELA

    “We don’t want someone else to simply step in and end up with the same situation,” Trump said. pic.twitter.com/xxkRbqPstr
    — NEXTA (@nexta_tv) January 3, 2026

    “Nuk duam të përfshihemi në situatën ku dikush tjetër të marrë pushtetin, dhe kemi të njëjtën situatë që kemi pasur gjatë periudhës së gjatë të viteve të fundit. Prandaj, ne do të drejtojmë vendin,” shtoi lideri amerikan, duke lënë të kuptohet se SHBA-ja do të ketë kontroll të drejtpërdrejtë mbi Venezuelën për një periudhë të pacaktuar derisa të krijohen kushtet për një qeverisje stabile dhe legjitime.

    Megjithatë, 79-vjeçari nuk dha asnjë afat kohor se sa do të zgjasë ky tranzicion i pushtetit, duke lënë hapësirë për spekulime mbi kohëzgjatjen e përfshirjes amerikane dhe hapat e mëtejshëm që mund të ndërmerren për rikthimin e stabilitetit në Venezuelë.

    Deklarata e tij vjen menjëherë pas operacionit të suksesshëm të forcave amerikane, i cili përfundoi me arrestimin e Maduron, dhe ka ngjallur reagime të fuqishme në arenën ndërkombëtare për rolin e SHBA-së në çështjet e brendshme të Venezuelës.

    Ky zhvillim historik nënvizon gatishmërinë e administratës amerikane për të marrë masa direkte në rajon dhe për të mbikëqyrur një tranzicion politik që, sipas Trump, do të jetë “i drejtë, i sigurt dhe i duhur” për qytetarët venezuelanë. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Trump thotë se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    Maduro dhe gruaja e tij kishin goditur kokën ndërsa përpiqeshin të iknin nga forcat amerikane

    Ford Mustang është ende vetura sportive më e shitur në Amerikë

    Trump njofton se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin

    Inteligjenca artificiale, Ted Cruz ironizon me një video – shfaq Trumpin duke e sjellë në teatër Maduron si me magji

    Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të po diskutojnë mundësitë për të blerë Grenlandën, edhe përdorimi i ushtrisë është një opsion

    LEXO GJITHASHTU

    Lennart Karl i kërkon falje Bayern Munichut pas deklaratave se ëndërron të luaj për Real Madridin

    January 7, 2026

    Velkovski: Çmimet e banesave nuk do të rriten, por as nuk do të ulen

    January 7, 2026

    Policia përsëri njofton për mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë dërguar gjoba trafiku

    January 7, 2026

    Punonjësi i agjencisë bërthamore japoneze humb telefonin me të dhëna konfidenciale në Kinë

    January 7, 2026
    TË TJERA

    Trump thotë se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    January 7, 2026

    Numërimi i pjesës së dytë të votave me postë, dallim i madh mes partive

    January 7, 2026

    Labi vesh bikinit e Benitës dhe bën sfliatë nëpër shtëpi – banorët shkrihen së qeshuri

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.