KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Valle e tupana, Bebe Rexha publikon pamje nga ahengu në shtëpi para dasmës së vëllait

Valle e tupana, Bebe Rexha publikon pamje nga ahengu në shtëpi para dasmës së vëllait

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente nga atmosfera festive familjare para dasmës së vëllait të saj, duke treguar edhe një herë lidhjen që ruan me traditat shqiptare.

Në videon e publikuar, artistja shfaqet në një organizim të mbajtur në shtëpi, ku familjarët janë mbledhur për të festuar së bashku përpara ditës së madhe.

Atmosfera shoqërohet me muzikë tradicionale, valle dhe tingujt e tupanëve, duke sjellë një festë me elemente të kulturës shqiptare.

Foto: Instagram

Këngëtarja e një sërë hiteve shihet duke folur shqip dhe duke kërcyer, mes të afërmve të saj, në një atmosferë të ngrohtë familjare.

Përmes këtyre pamjeve, artistja u ka dhënë ndjekësve një vështrim nga përgatitjet familjare para dasmës, ku traditat shqiptare zënë vend të rëndësishëm.

Foto: Instagram

Organizimi në shtëpi, muzika dhe vallëzimi e bëjnë videon një moment të veçantë.

Bebe, e cila ka lindur dhe është rritur në Shtetet e Bashkuara, ka folur shpesh me krenari për prejardhjen e saj shqiptare, kjo e dëshmon edhe me rastin e fundit, në eventin familjar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.