Supermodelja e njohur Cindy Crawford po përjeton një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj, pas humbjes së djalit, Presley Gerber.
Ajo ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar të birin dhe duke shprehur dhimbjen e madhe të familjes, transmeton Klankosova.tv.
Cindy publikoi të dielën në Instagram një fotografi bardhezi të Presleyt, të shoqëruar me një mesazh emocional, ku shprehej se ajo dhe familja e saj janë “të shkatërruar nga dhimbja” për humbjen e tij.
“Jemi jashtëzakonisht të bekuar që e patëm Presleyn në jetën tonë për 27 vjet. Ai ishte një shpirt i ëmbël dhe i bukur, që deshi dhe u desh nga të tjerët, dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, shkroi supermodelja.
Në dedikimin e saj, Crawford theksoi se familja është krenare për mënyrën se si Presley e jetoi jetën, duke vënë në pah veçanërisht mirësinë dhe ndjeshmërinë e tij.
Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes në këtë periudhë të vështirë, përfshirë edhe njerëz të panjohur që u kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje.
“Derisa të takohemi përsëri, biri ynë i shtrenjtë. Të duam përgjithmonë. Mami, babi dhe Kaia.”

