Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 18:30 ka arritur në 44,57% për qind.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në këtë orë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 7.241 qytetarë.
Sipas informacioneve të fundit, vendvotimet janë mbyllur në kohë dhe së shpejti pritet dhe publikimi gradual i numërimit të votave.
Burimi: telegrafi.com ↗

