Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën Premier.
Edhe pse dukshëm më të mirë në posedim, “Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 0-1.
Arsenali që nga fillimi e mbajti për mrekulli posedimin por që dështoi të krijonte ndonjë rast të rrezikshëm.
Statistika më së miri e dëshmon këtë sepse deri në minutën e 80-të, nuk kishin asnjë goditje në portë.
Heroi i skuadrës së Mikel Artetas rezultoi të jetë i kritikuari Noni Madueke që shënoi një supergol, i cili ia siguroi pikët e plota (80’).
Me këtë fitore, Arsenali ngjitët në pozitën e dytë në Ligën Premier me 18 pikë, ndërsa Nottingham zë vendin e 18-të me vetëm pesë sosh./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

