KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Burimet e Klanit: Bedri Hamza ka ofruar dorëheqjen, në PDK ende s’ka vendim

Burimet e Klanit: Bedri Hamza ka ofruar dorëheqjen, në PDK ende s’ka vendim

Bedri Hamza raportohet se po mendon dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Burime të Klan Kosovës brenda partisë kanë konfirmuar se dorëheqja e Bedri Hamzës është diskutuar në takimet e fundit të kryesisë së partisë, por ende nuk ka një vendim.

Sipas këtij burimi, kjo pritet të ketë takime dhe bisedime lidhur me këtë çështje.

"[Dorëheqja] është diskutuar në një nga takimet e fundit të kryesisë së partisë por akoma nuk ka një vendim. Gjatë kësaj jave pritet të ketë takime dhe bisedime në këtë drejtim dhe ato më pas t'i drejtohen organve të partisë.", ka thënë burimi.

Megjithatë, sipas këtij burimi, PDK-ja në mbledhjen e fundit ka vleresuar se është shumë e rëndësishme që fillmisht të kompletohen të gjitha nismat në raport me mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, para se një vendim final për zhvillimet brenda partisë të merret.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.