KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

S’ka këndellje për Man Unitedin, nuk fiton as ndaj Leeds

S’ka këndellje për Man Unitedin, nuk fiton as ndaj Leeds

Manchester Unitedi nuk ka arritur të merr më shumë se një pikë në udhëtim te Leeds, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën Premier.

“Djajtë e Kuq” faktikisht u dominuan nga vendasit, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1.

Leeds e nisi më mirë me Nico Elvedin që ishte afër të shënonte një gol të bukur por Lammens me super pritje ia mohoi golin.

Mirëpo, ishte Unitedi që doli në epërsi falë Bryan Mbeumo që e finalizoi për mrekulli asistimin e Youri Tielemans (35’).

Sidoqoftë, menjëherë në pjesën e dytë Leeds e barazoi rezultatin falë Dominic Calvert-Lewin, që u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (51’).

Unitedi kishte rastin për të mbyllur çështjen e fituesit mirëpo Amad Diallo nuk e shfrytëzoi një mundësi të mirë shënimi.

Kësisoj, Unitedi zë pozitën e 13-të me shtatë pikë ndërsa Leeds në pozitën e shtatë me 10 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.