KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryhet bastisje në Burgun e Idrizovës, gjenden substanca të ndaluara te një i burgosur

Kryhet bastisje në Burgun e Idrizovës, gjenden substanca të ndaluara te një i burgosur

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, ku si rrjedhojë te njëri nga të burgosurit është gjendur substancë pluhurore.

“Më 16.10.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, nga INP Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 11:30, gjatë bastisjes te i dënuari S.S., është gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhurore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Substancë narkotike janë gjetur edhe në oborrin e Burgut në Shkup (Shuto Orizares).

“Më 17.10.2026, në orën 11:30, SPB Shkup ka marrë informacion nga INP Burgu – Shkup se brenda rrethojës së institucionit ishte gjetur një qese që përmbante një telefon celular, një karikues dhe marihuanë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim të MPB-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.