KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj.

Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin e Rrecajt për Kosovën, duke theksuar se ai i shërbeu vendit në kohë të vështira, kur angazhimi për liri mund t’i kushtonte gjithçka.

“Madhështia e njerëzve si Idriz Rrecaj qëndron pikërisht këtu, ata nuk pritën që liria të vinte për t’i shërbyer Kosovës. I shërbyen atëherë kur kjo mund t’u kushtonte gjithçka”, ka shkruar Rama.

Ai ka shprehur gjithashtu respekt dhe mirënjohje për familjen Rrecaj, e cila për 27 vjet është përballur me dhimbjen e mungesës dhe pasigurinë për fatin e të afërmit të tyre.

Rama ka theksuar se gjetja e eshtrave të Idriz Rrecajt në një varr masiv në Zubin Potok dëshmon se krimet e luftës nuk mund të fshihen nga koha.

“Idriz Rrecajn e zhdukën fizikisht, por nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij”, ka deklaruar Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.