KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Romeo Beckham dhe Kim Turnbull festojnë dy vite lidhje, publikojnë foto intime nga pushimet

Romeo Beckham dhe Kim Turnbull festojnë dy vite lidhje, publikojnë foto intime nga pushimet

Romeo Beckham dhe e dashura e tij, Kim Turnbull, kanë festuar dyvjetorin e lidhjes duke ndarë në rrjetet sociale një seri fotosh romantike nga pushimet e tyre.

Në një prej imazheve, Romeo, 24 vjeç, shihet duke pozuar me Kim-in me bikini para pasqyrës në jahtin luksoz të familjes Beckham, të quajtur Seven.

Në fotografi të tjera, çifti shfaqet i përqafuar me veshje sportive, ndërsa ndan momente të ëmbla edhe me qenin e Kim-it, bulldogun francez Biggie, shkruan DailyMail.

Romeo e shoqëroi postimin me një dedikim për partneren, duke i shprehur dashurinë dhe duke e quajtur me përkëdheli Kimmy T.

Ndërsa Kim shkroi se dy vitet së bashku kanë qenë të mbushura me dashuri dhe aventura. Postimet morën edhe mbështetjen e Victoria Beckham, e cila reagoi me emoji zemrash.

Historia e çiftit nuk ka qenë pa ndërprerje. Romeo dhe Kim u ndanë në qershor të vitit 2025, pas disa muajsh lidhjeje, ndërsa në atë kohë u raportua se tensionet brenda familjes Beckham mund të kishin ndikuar në marrëdhënien e tyre.

Megjithatë, ata u afruan sërish në vjeshtën e po atij viti dhe vazhduan romancën.

Ndërkohë, Romeo po përgatitet të provojë veten edhe në aktrim. Ai pritet të shfaqet në filmin francez Forty Love, ku interpreton një tenist që përfshihet në një marrëdhënie romantike me rivalin e tij në fushë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.