KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pas shkatërrimit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

Pas shkatërrimit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

Ndërsa në orët e para të mëngjesit punonjësit e Bashkisë nisën të “zhveshin” trotuaret përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me qëllim që protestuesit të mos kishin mundësi të merrnin gurë për t’i hedhur drejt institucioneve dhe efektivëve të Policisë, protestuesit kanë gjetur sërish gurë në pjesë të tjera të qytetit.

Pas shkatërrimit të selisë së Partisë Socialiste, ata janë mbledhur para Kryeministrisë, ku janë pozicionuar me gurë në duar dhe barriera metalike.

Përballë tyre ndodhen dy autobotë me ujë dhe forca të shumta policie, raporton Anila Hoxha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.