KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho në dilemë: Kush do ta zëvendësojë Viniciusin ndaj Sevillas?

Mourinho në dilemë: Kush do ta zëvendësojë Viniciusin ndaj Sevillas?

Real Madridi e pret Sevillan në një atmosferë ku priten ndryshime, si në formacion, pas paraqitjes së mirë të futbollistëve që kanë pasur më pak minuta ndaj Romës, ashtu edhe në aspektin taktik.

Fitorja e rëndësishme 4-3 në Ligën e Kampionëve ndaj Romës i ka rikthyer besimin skuadrës madrilene, e cila edhe një herë dëshmoi aftësinë për të përmbysur ndeshjet në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

Megjithatë, Mourinho duhet të gjejë një zgjidhje për mungesën e Vinicius Juniorit, i cili do ta vuajë ndeshjen e parë nga katër takimet e pezullimit në La Liga.

Endrick, alternativa surprizë

Një mundësi që para ndeshjes me Romën nuk dukej shumë e mundshme, tashmë është bërë serioze.

Endrick shënoi ndaj skuadrës italiane dhe zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke e bindur Mourinhon se meriton më shumë hapësirë.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, trajneri portugez po shqyrton mundësinë që braziliani të aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit.

Në këtë skenar, Kylian Mbappe do të vazhdonte të luante në qendër të sulmit, ndërsa Yan Diomande do të pozicionohej në krahun e majtë, aty ku shkëlqeu edhe në ndeshjen e së martës ndaj Romës.

Jude Bellingham, ndërkohë, do të luante pak më i tërhequr, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në strukturën sulmuese që Mourinho ka përdorur gjatë pjesës më të madhe të sezonit.

Edhe Arda Guler kërkon më shumë minuta

Një tjetër alternativë është Arda Guler, i cili u aktivizua në pjesën e dytë ndaj Romës dhe tregoi se mund të japë një kontribut të rëndësishëm.

Turku mund të luajë në një pozicion më ofensiv për ta zëvendësuar Viniciusin, por Mourinho mund ta përdorë edhe në mesfushë, përkrah Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes.

Paraqitja e futbollistëve që u aktivizuan nga banka rezervë në Romë ka shtuar dilemat për formacionin titullar.

Mourinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillan, theksoi se lojtarët që u aktivizuan në pjesën e dytë meritojnë të luajnë, njësoj si ata që e nisën ndeshjen nga minuta e parë, duke iu referuar veçanërisht Diomandes dhe Mbappes.

Gabimet nuk falen para El Clasicos

Pavarësisht zgjedhjes së Mourinhos, Real Madridi nuk ka shumë hapësirë për gabime. Pas ndeshjes me Sevillan, madrilenët do të përballen me Barcelonën në “Camp Nou”, në një El Clasico që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në garën për titull.

Real Madridi synon të luftojë për titullin e La Ligës dhe çdo tjetër rezultat zhgënjyes do ta shtonte presionin mbi skuadrën dhe trajnerin portugez.

Për këtë arsye, Mourinho duhet të gjejë kombinimin e duhur në sulm, duke shfrytëzuar formën e Endrickut dhe Diomandes, si dhe aftësitë e Mbappes dhe Gulerit, për ta përballuar me sukses mungesën e Viniciusit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.