Lajm i keq për Romën dhe kombëtaren e Francës. Mesfushori Manu Kone pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tri javë, pasi ka pësuar një dëmtim në kofshë.
Futbollisti francez u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit në përballjen ndaj Real Madridit, ndërsa ekzaminimet kanë zbuluar problemin muskulor.
Sipas parashikimeve, rikthimi i tij pritet të ndodhë më 7 nëntor, në ndeshjen kundër Sassuolos.
Ky afat do të ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi vjen pak para grumbullimit të radhës së kombëtares franceze.
Burimi: klankosova.tv ↗

