Lecce ka triumfuar me rezultat bindës 0:3 në udhëtim ndaj Udineses, duke shfrytëzuar dobësitë e vendasve dhe duke merituar plotësisht tri pikët.
Skuadra mysafire mund të kishte shënuar edhe më shumë gola, pasi krijoi raste të shumta të pastra, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe shtyllat e penguan të thellonte edhe më shumë epërsinë.
Kialonda Gaspar dhe Konan N’Dri shënuan në pjesën e parë, ndërsa Jamil Siebert vulosi fitoren me golin e tretë në fund të ndeshjes.
Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Udinesen, që mbetet me vetëm katër pikë në tabelë. Pas këtij kapitullimi, e ardhmja e trajnerit Kosta Runjaic pritet të jetë në qendër të diskutimeve, me presionin mbi të që po rritet ndjeshëm.
Në xhiron e ardhshme, Lecce do të presë Juventusin, ndërsa Udinese do të përballet me Milanin, në një tjetër sfidë të vështirë për skuadrën e Runjaicit.

