KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia ndryshon strategji në protestë, kordoni vendoset më larg Ministrisë së Arsimit

Policia ndryshon strategji në protestë, kordoni vendoset më larg Ministrisë së Arsimit

Policia ka ndryshuar strategjinë e menaxhimit të protestës së sotme, duke vendosur kordonin e efektivëve më larg Ministrisë së Arsimit, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur forcat qëndronin pranë institucionit.

Sipas raportojnë gazetaret e Top Channel në terren, Anila Hoxha dhe Dorjana Bezat, kjo lëvizje synon menaxhimin e turmës, e cila afrohej nga të dyja anët e rrugës.

Ndërkohë, dera kryesore e Ministrisë është fortifikuar me një mbulesë metalike, ndërsa dritaret e katit të parë janë përforcuar me mbrojtëse hekuri.

Në zonën ku dje qëndronin efektivët e Policisë janë konstatuar edhe fishekë plastikë, përfshirë disa të paplasur, të cilët, sipas raportimit nga terreni, janë mjete të përdorura gjatë përplasjeve të djeshme.

Ndërkohë, në krye të Rrugës së Durrësit dhe në dy rrugicat që lidhen me të janë vendosur grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.