Kanë nisur përplasjet e para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesve të mbledhur aty në ditën e gjashtë të protestës.
Pas hedhjes së gazit lotsjellës, protestuesit janë shpërndarë më tej në drejtim të Rrugës së Durrësit.
Policia ka nisur shoqërimet e para ndërsa 2 autobote dhe dhjetëra forca policie kanë nisur të zmbrapsin protestuesit nga Ministria e Arsimit./euronews
Burimi: lajmi.net ↗

