Rosie Huntington-Whiteley ka ndarë me ndjekësit një selfie nga palestra, ku shfaqet me një reçipetë sportive ngjyrë kafe dhe geta nga marka ALO.
Supermodelja 39-vjeçare tregoi barkun e tonifikuar dhe fizikun e saj, duke u dhënë fansave një pamje nga rutina e saj e stërvitjes.
Modelja britanike është nënë e dy fëmijëve, Jack, tetë vjeç, dhe Isabella, tre vjeç, të cilët i ka me aktorin Jason Statham, shkruan DailyMail.
Çifti është bashkë që prej vitit 2010 dhe u fejua në vitin 2016, por martesa nuk ka qenë një përparësi e menjëhershme për ta.
Në një intervistë të mëparshme, Rosie ka folur edhe për diferencën 20-vjeçare në moshë mes saj dhe Jason-it, duke u shprehur se përvoja dhe forca e tij janë ndër cilësitë që e tërheqin tek ai.
Përtej karrierës si modele, Rosie ka treguar se rruga drejt suksesit nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.
Në podcastin Reign with Josh Smith, ajo rrëfeu se është përballur me refuzime edhe në vitet e fundit dhe kujtoi se si, në fillimet e karrierës, një përvojë e tillë e kishte lënduar.
Megjithatë, sot ajo e sheh refuzimin ndryshe, jo si dështim, por si një mundësi për të mësuar dhe për të gjetur rrugë të reja.
Sipas modeles, kur një mundësi nuk funksionon, kjo mund të jetë shenjë se duhet të kërkojë një drejtim tjetër ku aftësitë e saj vlerësohen më shumë. /Telegrafi/

