KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kubano-spanjollët shkëlqejnë për Kosovën në peshëngritje: Emily thyen dy rekorde botërore, bashkë me Brayanin fitojnë gjashtë medalje

Kubano-spanjollët shkëlqejnë për Kosovën në peshëngritje: Emily thyen dy rekorde botërore, bashkë me Brayanin fitojnë gjashtë medalje

Kosova ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian të peshëngritjes për juniorë dhe U-23, që po mbahet në Durrës të Shqipërisë.

Emily Ibanez Guerrero dhe Brayan Guerrero Ibanez kanë fituar gjithsej gjashtë medalje për vendin tonë, duke debutuar me paraqitje mbresëlënëse në këtë garë.

Protagonistja kryesore ishte Emily Ibanez Guerrero, e cila fitoi tri medalje të arta në kategorinë deri në 69 kilogramë, në grupmoshën juniore.

Për më tepër, 15-vjeçarja theu dy rekorde botërore në disiplinat e saj, duke shënuar një arritje historike për peshëngritjen kosovare.

Me prejardhje nga Kuba, Emily garoi për herë të parë për Kosovën, falë nënshtetësisë së nënës së saj, Abigail Guerrero. Ajo ngriti 103 kilogramë në shkëputje dhe 128 kilogramë në shtytje, duke grumbulluar gjithsej 231 kilogramë dhe duke triumfuar në të tria klasifikimet: shkëputje, shtytje dhe total.

Suksesi i saj u pasua nga paraqitja e vëllait, Brayan Guerrero Ibanez, i cili gjithashtu përfaqësoi Kosovën në Evropian. Në kategorinë deri në 85 kilogramë, në grupmoshën juniore, Brayan fitoi një medalje të artë dhe dy të argjendta.

Brayan u shpall kampion në disiplinën e shkëputjes, ndërsa medaljet e argjendta i fitoi në shtytje dhe në total.

Nga Kuba në Kosovë, si erdhën dyshja

Kështu, dy sportistët me prejardhje nga Kuba i sollën Kosovës gjashtë medalje, tri të arta, dy të argjendta dhe një të artë për Brayanin, duke e bërë këtë kampionat veçanërisht të suksesshëm për vendin tonë.

Të dy janë fëmijët e Ciro Luis Ibanez Goicoecheas, i cili është trajner i peshëngritësit Kianoush Rostami. Ky i fundit fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Brayan Ibanez Guerrero është pajisur me shtetësi të Kosovës më 3 qershor të këtij viti nga ish presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu.

Më 26 qershor “për arsye sportive” me shtetësi të Kosovës është pajisur edhe Abigail Gonzalez, nëna e dy peshëngritësve, që është edhe trajnere e tyre, së bashku me babain.

“Faleminderit Kosovë. Është nder për fëmijët tanë që ta përfaqësojnë sportin kosovar me nder. Faleminderit që na pritët me dashuri dhe përkushtim”, ka shkruar Ciro Ibanez në një koment.

Komenti i Cito Ibanez

Në sallë ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i cili ia ndau Emilyt njërën nga medaljet e fituara.

Paraqitjet e Emilyt dhe Brayanit përbëjnë një sukses të rëndësishëm për peshëngritjen kosovare, ndërsa triumfi i 15-vjeçares, me tri medalje të arta dhe dy rekorde botërore sipas Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, shënon një moment të veçantë për sportin e vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.